KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Dëme nga vërshimet në Drenas, Komuna ndërmerr veprime për normalizimin e situatës

Dëme nga vërshimet në Drenas, Komuna ndërmerr veprime për normalizimin e situatës

Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të hënës dhe të martës kanë shkaktuar vërshime në komunën e Drenasit, duke dëmtuar prona private, biznese dhe prona publike.

Komuna e Drenasit bën të ditur se Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencat, së bashku me institucionet tjera komunale, kanë qenë vazhdimisht në terren për të lehtësuar situatën dhe për të reduktuar dëmet.

“Vërshimet kanë përfshirë hapësira të tëra në komunën tonë. Në veçanti, është vështirësuar qarkullimi i qytetarëve dhe janë dëmtuar rëndë ‘Lokalet e reja’ te Stacioni i Autobusëve. Intervenimet kanë përfshirë largimin e ujit nga gypat e kanalizimit dhe pengesat që kanë krijuar bllokime”, bëri të ditur Komuna përmes një postimi në Facebook.

Sipas njoftimit, niveli i ujit në disa zona ka qenë më i lartë se sa është regjistruar më parë, ndërsa mbingarkimi i gypave të ujërave atmosferikë ka paraqitur shqetësim shtesë.

“Kyçjet e ujërave atmosferikë në gypat e kanalizimit të ekonomive familjare dhe objekteve kolektive do të trajtohen me prioritet”, theksohet në njoftim.

Komuna gjithashtu njofton se së shpejti do të emërohet Komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë për të arritur përfundime meritore.

“Me prioritet do të ndërmarrim të gjitha masat për zvogëlimin e rrezikut nga vërshimet dhe për parandalimin e situatave të ngjashme në të ardhmen”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.