KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Rome

Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Rome

Në vigjilje të 5 nëntorit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mbrëmë së bashku me përfaqësues institucionalë dhe pjesëtarë të komunitetit rom, mori pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Rome, në Prizren.

Në fjalën hyrëse, Kurti tha se gjuha rome nuk është vetëm çështje e normave juridike dhe e të drejtave, por kauzë, rezistencë dhe akt i vazhdueshëm i ekzistencës.

“Kosova e ka potencialin dhe përgjegjësinë që, përmes diversitetit të saj kulturor, të dëshmojë se bashkëjetesa nuk është vetëm prani e komuniteteve të ndryshme në të njëjtën hapësirë, por edhe njohje, respekt dhe promovim i ndërsjellë i trashëgimisë së tyre. Komuniteti rom në Prizren, përballë trysnisë së asimilimit ndër breza, ka krijuar vatra të rëndësishme kulturore, të mbështetura në një kauzë të qartë për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit rom”, tha ai.

Kurti foli për tërësinë e veprimeve dhe politikave mbështetëse për komunitetin rom, përfshirë bursat për studentë si mundësi për fuqizim akademik.

“Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, po punohet intensivisht për përfshirjen e historisë, kulturës dhe traditave të komunitetit rom në tekstet shkollore të arsimit parauniversitar, si dhe në rishikimin e planprogramit për mësimin fakultativ të gjuhës rome dhe botimin e teksteve të reja shkollore në këtë gjuhë”, theksoi kryeministri. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.