Një person është arrestuar në Podujevë, nën dyshimin se ka kryer dy raste të vjedhjes së shërbimeve në dy pompa të derivateve, transmeton IndeksOnline.
Sipas policisë, i dyshuari është identifikuar dhe arrestuar më 3 nëntor 2026, rreth orës 18:00.
“Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se kishte kryer dy vjedhje të shërbimeve në dy pompa të derivateve”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar si “Vjedhje e shërbimeve”./IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

