KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përleshje mes kompanive të autobusëve në Obiliq, dy të arrestuar

Përleshje mes kompanive të autobusëve në Obiliq, dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar në Obiliq, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person tjetër, si pasojë e një konflikti që kishte nisur për shkak të konkurrencës mes kompanive të autobusëve.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 4 nëntor 2026, rreth orës 08:30, në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq.

Policia ka njoftuar se dy të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht viktimën, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

“Konflikti ka nisur nga konkurrenca mes kompanive të autobusëve. Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.