KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Edhe astronautët amerikanë votuan nga hapësira, NASA zbulon si u realizua procesi

Edhe astronautët amerikanë votuan nga hapësira, NASA zbulon si u realizua procesi

Qindra kilometra larg Tokës, tre astronautët amerikanë kanë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara.

Anil Menon, Luke Delaney dhe Jessica Watkins, pjesë e ekuipazhit të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS), kanë konfirmuar se kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor përmes një sistemi të posaçëm votimi në distancë, transmeton Klankosova.tv.

Lajmin e bëri të ditur astronauti Anil Menon përmes një postimi në platformën X, ku publikoi edhe një video 29-sekondëshe, duke mbajtur një ngjitëse me mbishkrimin “Unë votova”.

“Po, mund të votoni edhe nga hapësira! Të tre anëtarët amerikanë të ekuipazhit patën privilegjin të votonin nga stacioni hapësinor. Ne plotësuam një fletëvotim elektronik dhe e dërguam në mënyrë të sigurt te zyrtarët zgjedhorë”, shkroi Menon.

Sipas NASA-s, procedura është e ngjashme me atë të amerikanëve që ndodhen larg vendbanimit të tyre. Astronautët plotësojnë një formular të posaçëm për të kërkuar fletëvotimin në distancë, të cilin më pas e plotësojnë elektronikisht dhe ia dërgojnë autoriteteve përkatëse zgjedhore.

Yes, you can even vote from space! All three US crew members had the privilege of voting from space station. We filled out an electronic ballot and sent it securely to the election officials. pic.twitter.com/hJCExQ2nKr

— Anil Menon (@astro_anil) November 3, 2026

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.