KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Triumfi ndaj Dritës e rikthen Prishtinën në krye, Shehi: Ky rezultat u arrit falë sakrificës së lojtarëve

Triumfi ndaj Dritës e rikthen Prishtinën në krye, Shehi: Ky rezultat u arrit falë sakrificës së lojtarëve

Trajneri i Prishtinës, Orges Shehi, ka vlerësuar fitoren e rëndësishme të skuadrës së tij ndaj Dritës, e cila e riktheu klubin kryeqytetas në pozitën e liderit të tabelës në Superligën e Kosovës.

Prishtina triumfoi me rezultat 2-1 ndaj Dritës në përballjen e zhvilluar në Gjilan, e cila i takon xhiros së dytë të Superligës, por që nuk ishte zhvilluar sipas programit për shkak të angazhimeve të Dritës në Evropë.

Shehi u shpreh i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve, duke theksuar se përballë një kundërshtari të fortë, skuadra kërkonte maksimumin. Ai gjithashtu vlerësoi përqendrimin dhe forcën e treguar nga lojtarët, pavarësisht kalendarit të ngjeshur.

“Është një fitore shumë e rëndësishme përballë një kundërshtari të fortë. Më vjen mirë që djemtë patën përqendrimin dhe forcën e duhur. Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm, edhe pse kemi një orar të ngjeshur”, deklaroi Shehi.

Duke folur për përballjet ndaj rivalëve, tekniku i Prishtinës theksoi se ndeshjet e tilla vendosen nga episode të caktuara. Ai kujtoi edhe humbjen e mëparshme, duke thënë se skuadra kishte ndryshuar qasjen për këtë takim.

“Ndeshjet me rivalët i vendosin episodet. Në ndeshjen e parë ishte humbja e parë që pësuam, një rezultat që nuk e prisnim. Pas asaj humbjeje, u përmirësuam dhe ndryshuam qasjen. Kundërshtari ndryshoi një lojtar nga protokolli në momentet e fundit”.

“Ne u munduam t’i bllokonim pikat e forta të tyre, të krijonim superioritet në mesfushë, të dilnim nga krahët dhe të shfrytëzonim sulmuesit tanë”, u shpreh ai.

Shehi ia atribuoi meritën kryesore futbollistëve, duke nënvizuar sakrificën e tyre në fushë. Ai foli edhe për rotacionet e bëra në formacion, për shkak të ngarkesës së madhe në kalendar.

“Fitoren e vendosi sakrifica e lojtarëve dhe kjo fitore u takon atyre. Kemi një grup për të cilin kam folur shpesh. Nga ndeshja në ndeshje mund të ketë rotacione”.

“Kemi pasur një kalendar të ngjeshur dhe Albini e Diatta kanë luajtur rregullisht. Pas ngarkesës që morën në ndeshjen e fundit, rrezikonin lëndimin, ndaj vendosëm t’i ruanim dhe t’u jepnim më pak minuta”, përfundoi Shehi.

Me këtë fitore Prishtina rikthehet në krye të tabelës me 29 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Malisheva e vendit të dytë që ka 27 pikë dhe gjashtë më shumë se Drita e vendit të tretë që ka 23 sosh./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.