KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Hargreaves takohet me Konjufcën, diskutojnë edhe për Strategjinë Shtetërore për Specialen

Hargreaves takohet me Konjufcën, diskutojnë edhe për Strategjinë Shtetërore për Specialen

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Hargreaves ka bërë të ditur në Facebook se gjatë takimit kanë diskutuar për partneritetin mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe për çështjet me të cilat përballen Kosova dhe rajoni.

Një nga temat e diskutimit ishte edhe roli i Grupit Punues për Strategjinë Shtetërore lidhur me procesin e ankesave në Dhomat e Specializuara të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Ambasadori britanik ka theksuar rëndësinë e këtij mekanizmi për të siguruar që Kosova të mbetet e përkushtuar ndaj detyrimeve ekzistuese ndërkombëtare dhe mbështetjes së sundimit të ligjit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.