KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Komuna e Vitisë përmbyll shpërndarjen e 73 frezave për traktorë për fermerët

Komuna e Vitisë përmbyll shpërndarjen e 73 frezave për traktorë për fermerët

Komuna e Vitisë ka përmbyllur shpërndarjen e 73 frezave për traktorë për fermerët e kësaj komune, në kuadër të mbështetjes për sektorin e bujqësisë.

Sipas njoftimit të Komunës, shpërndarja është realizuar në dy ditë, ku fillimisht janë ndarë 30 freza, ndërsa gjatë ditës së sotme janë shpërndarë edhe 43 të tjera.

“Pas 30 frezave të shpërndara dje, sot janë ndarë edhe 43 të tjera, në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për zhvillimin e bujqësisë dhe lehtësimin e punëve të fermerëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vitisë.

Me këtë rast, Komuna ka përmbyllur procesin e shpërndarjes së gjithsej 73 frezave, të cilat janë dedikuar për fermerët vitias.

Pajisjet e tilla bujqësore shërbejnë për përgatitjen dhe përpunimin e tokës bujqësore, duke lehtësuar punën e fermerëve në aktivitetet e tyre të përditshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.