KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Prishtina e fiton derbin dhe e merr primatin në Superligë, dorëzohet Drita

Prishtina e fiton derbin dhe e merr primatin në Superligë, dorëzohet Drita

FC Prishtina e ka regjistruar një fitore të madhe në Gjilan duke e mposhtur Dritën me rezultat 2:1 në ndeshjen e mbetur të Superligës së Kosovës.

Blendi Baftiu i kaloi kryeqytetasit në epërsi qysh në minutën e shtatë në stadiumin me bar sintetik.

Kurse, kampionët aktualë barazuan më pas me Blerim Krasniqin në minutën e 19-të.

E golin e fitores dhe të tri pikëve të arta prishtinasve ua siguroi Ardian Hasani, i cili shënoi në minutën e 51-të.

Kjo fitore ia mundëson Prishtinës që ta marrë primatin në Superligë me 29 pikë, dy më shumë se Malisheva, e cila është e dyta.

Hije të keqe këtij takimi i qiti përplasja mes tifozerive të dy klubeve para fillimit të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.