Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Juventusi avancon në bisedime me Liverpoolin për transferimin e Chiesas

    January 10, 2026

    Stamponin veshje të kontrabanduara në një magazinë në Kamëz, pranga shtetasit turk – një tjetër në kërkim

    January 10, 2026

    Familja e Gisele Bündchen “e shqetësuar” sepse ajo u martua me një burrë që nuk është i pasur

    January 10, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Juventusi avancon në bisedime me Liverpoolin për transferimin e Chiesas
    • Stamponin veshje të kontrabanduara në një magazinë në Kamëz, pranga shtetasit turk – një tjetër në kërkim
    • Familja e Gisele Bündchen “e shqetësuar” sepse ajo u martua me një burrë që nuk është i pasur
    • Rrëshqitjet e dheut bllokojnë rrugën Elbasan–Gjinar, banorët kërkojnë ndërhyrje
    • Zyrtare: Llapi përforcon mbrojtjen me Ahmed Domazet
    • “NATO myslimane” në horizont – kapitali saudit, arsenali bërthamor pakistanez dhe fuqia ushtarake turke
    • KSHZ: Votimi i personave të sëmurë dhe atyre në burg, po vijon pa probleme
    • Vëllau binjak i futbollistes së njohur Riola Xhemajli mund të zbarkojë së shpejti te Malisheva
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Saturday, January 10
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » FC Drenica apelon për ndihmë: Reshjet e shiut shkaktojnë dëme të mëdha në stadium

    FC Drenica apelon për ndihmë: Reshjet e shiut shkaktojnë dëme të mëdha në stadium

    korrektpressBy korrektpressJanuary 7, 2026 Kf drenica 2 Mins Read
    FC Drenica apelon për ndihmë: Reshjet e shiut shkaktojnë dëme të mëdha në stadium
    FC Drenica apelon për ndihmë: Reshjet e shiut shkaktojnë dëme të mëdha në stadium
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Klubi i Futbollit Drenica ka bërë një thirrje publike për ndihmë dhe solidaritet, pas dëmeve të mëdha që reshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar në fushën e stadiumit të klubit, duke e bërë atë të papërdorshme për zhvillimin e ndeshjeve dhe stërvitjeve.

    Sipas njoftimit të klubit, gjatë muajve të fundit janë bërë investime të konsiderueshme në përmirësimin e fushës së stadiumit, me shumë mund, përkushtim dhe sakrificë, me synimin që infrastruktura sportive t’i përgjigjet standardeve dhe nevojave të lojtarëve, klubit dhe gjithë qytetit.

    Megjithatë, brenda pak orësh, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme serioze, duke shkatërruar punën e ndërtuar me aq përkushtim.

    Klubi ka publikuar edhe video që tregojnë gjendjen e fushës para investimeve, pas përfundimit të punimeve dhe pas dëmeve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore, duke theksuar se pamjet flasin qartë për situatën e rëndë aktuale.

    FC Drenica i është drejtuar me respekt institucioneve të Republikës së Kosovës, në veçanti Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe institucioneve të tjera relevante, duke kërkuar përkrahje urgjente për sanimin e dëmeve dhe rikthimin e stadiumit në funksion.

    Sipas klubit, ndihma institucionale është jetike për vazhdimin e garave në kampionat dhe pa këtë përkrahje ekziston rreziku real që rrugëtimi sportiv i klubit të vihet në pikëpyetje.

    Njëkohësisht, FC Drenica ka bërë thirrje për solidaritet edhe ndaj komunitetit sportiv, tifozëve dhe gjithë dashamirëve të futbollit, duke theksuar se klubi është më shumë se një ekip futbolli – është pjesë e historisë, e rinisë dhe e identitetit sportiv të rajonit.

    “Me ndihmën e të gjithëve, shpresojmë të ngrihemi sërish dhe t’u ofrojmë lojtarëve tanë kushtet që i meritojnë. Kërkojmë përkrahje që infrastruktura të përmirësohet në mënyrë të qëndrueshme, për të tashmen dhe të ardhmen, për fëmijët tanë dhe brezat që vijnë”, thuhet në thirrjen e klubit.

    FC Drenica thekson se kjo thirrje është një apel për ruajtjen dhe zhvillimin e sportit në Kosovë, duke përmbyllur mesazhin me sloganin: “Drenica është e Kosovës!”. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Zyrtare: Llapi përforcon mbrojtjen me Ahmed Domazet

    Vëllau binjak i futbollistes së njohur Riola Xhemajli mund të zbarkojë së shpejti te Malisheva

    Zyrtare: Udoyen Akpan përforcon Gjilanin

    Zyrtare: Fjoart Jonuzi përforcon Drenicën

    Zyrtare: Victor Da Silva përforcon sulmin e FC Drenicës

    Kurti: Sonte natë kritike në rrugët e Kosovës, shmangni lëvizjet e panevojshme

    Në Ohër dhe Kërçovë janë përmbytur disa lokacione

    LEXO GJITHASHTU

    Juventusi avancon në bisedime me Liverpoolin për transferimin e Chiesas

    January 10, 2026

    Stamponin veshje të kontrabanduara në një magazinë në Kamëz, pranga shtetasit turk – një tjetër në kërkim

    January 10, 2026

    Familja e Gisele Bündchen “e shqetësuar” sepse ajo u martua me një burrë që nuk është i pasur

    January 10, 2026

    Rrëshqitjet e dheut bllokojnë rrugën Elbasan–Gjinar, banorët kërkojnë ndërhyrje

    January 10, 2026
    TË TJERA

    Zyrtare: Llapi përforcon mbrojtjen me Ahmed Domazet

    January 10, 2026

    “NATO myslimane” në horizont – kapitali saudit, arsenali bërthamor pakistanez dhe fuqia ushtarake turke

    January 10, 2026

    KSHZ: Votimi i personave të sëmurë dhe atyre në burg, po vijon pa probleme

    January 10, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.