KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën, kapiteni grumbullohet sërish me “Helvetët”

U pezullua pas skandalit me certifikatat e COVID-it/ Zvicra ndryshon qëndrim për Granit Xhakën, kapiteni grumbullohet sërish me “Helvetët”

Granit Xhaka do të jetë sërish pjesë e kombëtares së Zvicrës duke nisur nga muaji nëntor.

Shoqata Zvicerane e Futbollit ka vendosur të rikthejë mesfushorin shqiptar dhe sulmuesin Breel Embolo në dispozicion të trajnerit Murat Yakin, pas shqyrtimit të çështjes së certifikatave të falsifikuara të COVID-19 në vitet 2021 dhe 2022.

Vendimi është marrë nga bordi qendror i federatës zvicerane, pas përfundimit të procedurave ligjore për të dy futbollistët.

Në arsyetimin e saj, SFV ka marrë parasysh edhe pasojat sportive që lojtarët kanë vuajtur, pasi kanë munguar në katër ndeshje ndërkombëtare gjatë muajve shtator dhe tetor.

Një tjetër lajm i rëndësishëm për Xhakën është konfirmimi i tij si kapiten i Zvicrës.

Trajneri Murat Yakin, stafi teknik dhe këshilli i lojtarëve kanë vendosur unanimisht që mesfushori të vazhdojë të mbajë shiritin e kapitenit.

Drejtori i kombëtares, Pierluigi Tami, ka theksuar se vendimi është marrë pas një shqyrtimi të kujdesshëm të rrethanave të të dyja rasteve, procedurave ligjore dhe pasojave sportive.

Ndërkohë, trajneri Murat Yakin do të publikojë listën e lojtarëve të grumbulluar më 5 nëntor, për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve ndaj Sllovenisë dhe Skocisë.

Zvicra do të përballet me Slloveninë më 13 nëntor në Maribor, ndërsa tri ditë më vonë do të presë Skocinë në St. Gallen.

Pas katër fitoreve në po aq ndeshje në këtë edicion, helvetët synojnë të mbyllin me sukses këtë fazë të kompeticionit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.