Ylli i Paris Saint-Germainit, Desire Doue, ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e tij, duke barazuar një rekord të Karim Benzemas në Ligën e Kampionëve.
Në moshën 21-vjeçare e 153-ditëshe, talenti francez ka regjistruar 13 gola në garën më prestigjioze evropiane për klube, para se të mbushë 22 vjet.
Me këtë arritje, Doue ka barazuar numrin e golave që legjenda franceze Karim Benzema kishte realizuar në Ligën e Kampionëve para moshës 22-vjeçare.
Në renditjen e futbollistëve francezë me më së shumti gola në këtë garë para moshës 22-vjeçare, para tij gjendet vetëm Kylian Mbappe, me 21 realizime.
Kështu, sulmuesi i PSG-së po vazhdon të dëshmojë potencialin e jashtëzakonshëm, duke u shndërruar në njërin prej talenteve më premtues të futbollit evropian.
Nëse vazhdon me këtë ritëm, Doue ka mundësi reale për ta sfiduar edhe rekordin e Mbappes në vitet e ardhshme./Telegrafi/

