KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Ridvan Murati krenar pas suksesit të Shqip Up Festival në Cyrih: Çfarë publiku fenomenal kemi!

Ridvan Murati krenar pas suksesit të Shqip Up Festival në Cyrih: Çfarë publiku fenomenal kemi!

Festivali “Shqip Up Festival” ka përmbyllur një tjetër edicion të suksesshëm në Zvicër, ku qyteti i Cyrihut u shndërrua në epiqendrën e humorit dhe komedisë për publikun shqiptar.

Eventi i cili mbledh komedianë shqiptarë, në këtë edicion solli edhe një after-party të veçantë, ku performoi grupi i njohur “Elita 5”, duke dhuruar spektakël para një salle të mbushur me publik.

Pas përfundimit të spektaklit, drejtori i festivalit, Ridvan Murati, falënderoi të pranishmit në Cyrih, duke shprehur po ashtu edhe falënderimet e tij.

“Thjesht krenar, pa fjalë! Çfarë publiku fenomenal kemi në Zürich! Faleminderit nga zemra për dashurinë dhe energjinë që na dhuroni!”, shkroi Murati në Facebook.

Ai gjithashtu ndau disa fotografi nga festivali, i cili mblodhi një numër të madh shqiptarësh të diasporës, ndërsa komedianët u kujdesën për të sjellë humor dhe argëtim për të pranishmit.

Pas përmbylljes së edicionit në Cyrih, “Shqip Up Comedy” do të vazhdojë aktivitetin edhe në Gjermani, ku këtë vit festivali do të mbahet edhe në qytetin e Frankfurtit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.