KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Jashari dekoron gjeneralin amerikan Osborn me Medaljen për Shërbim Vetëmohues

Jashari dekoron gjeneralin amerikan Osborn me Medaljen për Shërbim Vetëmohues

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur me ceremoni ushtarake në Prishtinë gjeneralmajorin Stephen E. Osborn, adjutantin e përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Takimi është mbajtur në Kazermën “Adem Jashari”, ku Jashari i ka ndarë gjeneralit amerikan Medaljen për Shërbim Vetëmohues, në shenjë mirënjohjeje për kontributin dhe përkushtimin e tij në forcimin e partneritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.

Sipas njoftimit të FSK-së, partneriteti ndërmjet dy forcave është ndërtuar ndër vite mbi besimin, profesionalizmin dhe vlerat e përbashkëta, duke përfaqësuar një dëshmi të bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të Ajovës ka qenë një nga shtyllat kryesore të mbështetjes amerikane për zhvillimin dhe profesionalizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës./Telegrafi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.