KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aleanca, Konjufcës: Ku mbeti vendimi që ndalonte punësimin e familjarëve në diplomaci?

Aleanca, Konjufcës: Ku mbeti vendimi që ndalonte punësimin e familjarëve në diplomaci?

Aleanca ka reaguar ndaj emërimeve të fundit në shërbimin diplomatik të Kosovës, duke ngritur dyshime për nepotizëm dhe lidhje familjare e politike të personave të emëruar në ambasada dhe konsullata me zyrtarë shtetërorë.

Në një reagim të publikuar në faqen zyrtare në Facebook, Aleanca i është drejtuar ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, duke kërkuar sqarime nëse është shfuqizuar Vendimi nr. 113/2024, i nënshkruar më 23 prill 2024 nga ish-ministrja Donika Gërvalla, përmes të cilit ndalohej punësimi i familjarëve të afërt të zyrtarëve dhe diplomatëve në MPJD.

Sipas Aleancës, vendimet e fundit për emërime në shërbimin diplomatik mbajnë nënshkrimin e Glauk Konjufcës dhe disa prej personave të emëruar kanë lidhje familjare apo politike me figura të pushtetit.

Në reagim përmenden pesë raste të pretenduara për lidhje familjare: Rina Dragidella në Uashington, Kaltrina Dalipi në Berlin, Vera Rexhepi Leci në Iowa, Lumturie Lipoveci në Hagë dhe Njazi Ajvazi në Kopenhagë.

Aleanca ngre pretendime për lidhjet e tyre familjare e politike, si dhe për mospërmbushje të kritereve dhe procedurave të gradimit diplomatik.

Kjo pari kërkon nga Konjufca të sqarojë nëse Vendimi 113/2024 është shfuqizuar zyrtarisht, kur ka ndodhur kjo dhe për çfarë arsyeje. Po ashtu, kërkon përgjigje se si është e mundur që, sipas saj, përfaqësitë diplomatike të Kosovës po shndërrohen në vende sistemimi për persona me lidhje me pushtetin.

Në fund të reagimit, Aleanca paralajmëron se nuk do të heshtë ndaj asaj që e cilëson nepotizëm në diplomacinë kosovare dhe se do të kërkojë llogaridhënie për secilin emërim.

“Ndryshimi i parimeve dhe shkelja e ligjit ekzistues është tradhtia më e madhe që mund t’u bëhet profesionistëve të rinj dhe diplomatëve të karrierës”, thuhet në reagimin e Aleancës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.