Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshimtë, pasi që i njëjti dyshohet se kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër.
Lidhur me rastin është intervistuar viktima femër kosovare dhe dëshmitarja femër kosovare.
Pas kontrollit të banesës së të dyshuarit mashkull kosovar në cilësi të provave materiale është sekuestruar një llap-top dhe dy telefona celularë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është raportuar si “material me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve dhe sulm seksual”./Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

