Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Pejë, përkatësisht në zonën e njohur si “Kroi i Mbretit”.
Në një video të publikuar nga mediumi lokal “Klina.info” shihen dy vetura të përplasura me njëra-tjetrën.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.
Aksidenti ka ndodhur në një ditë kur në pjesë të ndryshme të Kosovës po mbizotërojnë reshjet e shiut.
Burimi: zeri.info ↗

![Aksident trafiku te “Kroi i Mbretit” [video]](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2026/November/03/auto_Capture-7-600x3601793699289.jpg)