KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ky është dënimi që mund ta presë Owonon, pas përplasjes fatale me lojtarin që vdiq

Ky është dënimi që mund ta presë Owonon, pas përplasjes fatale me lojtarin që vdiq

Jesus Owono mund të marrë një dënim të rëndë disiplinor pas ndërhyrjes ndaj Jesus de Miguelit, në ndeshjen mes Tenerifes dhe FC Andorrës, e cila përfundoi me një tragjedi të madhe pas vdekjes së sulmuesit 30-vjeçar.

Sipas raportit të gjyqtarit, portieri i Andorrës u përjashtua për shkak se goditi kundërshtarin me këmbën lart, duke përdorur forcë të tepruar, në një moment kur topi ishte në lojë.

“Mundo Deportivo” raporton se rasti mund të trajtohet në bazë të nenit 102 të Kodit Disiplinor të futbollit spanjoll. Ky nen parasheh dënim prej katër deri në 12 ndeshjesh për ndërhyrjet e dhunshme që shkaktojnë pasoja të rënda fizike.

Kështu, Owono mund të dënohet me së paku katër ndeshje, ndërsa nëse Komiteti Disiplinor vendos të aplikojë shkallën e mesme të këtij neni, pezullimi mund të arrijë në tetë takime.

Vendimi tashmë është në duart e organeve disiplinore të futbollit spanjoll, të cilat do të vlerësojnë rastin në bazë të raportit zyrtar dhe pasojave të rënda të ndërhyrjes. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.