KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Ndërron jetë 16-vjeçari që u aksidentua në Lezhë derisa po kthehej nga shkolla

Ndërron jetë 16-vjeçari që u aksidentua në Lezhë derisa po kthehej nga shkolla

Një 16-vjeçar ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk ka arritur t’u mbijetonte plagëve të rënda të marra në një aksident rrugor në Balldre të Lezhës.

Viktima, ishte aksidentuar më 26 tetor, rreth orës 14:25, teksa po kthehej nga shkolla me çiklomotor.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, dyshohet se i mituri ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është rrëzuar në rrugë, duke pësuar dëmtime të rënda trupore.

Pas aksidentit, 16-vjeçari u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku mori ndihmën mjekësore. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.