Shkëndija ka shënuar fitoren e 8-të sezonale në LPFMV, duke mposhtur Bregallnicën në Shtip me rezultatin 2:1.
Ndzengue (3’) dhe Gjorgjievski (74’) realizuan golat e kuqezinjve, ndërsa portieri Gaye priti një penallti në sekondat e fundit të ndeshjes për të siguruar tre pikët dhe ruajtjen e kreut të renditjes.
Artim Pollozhani: “Patjetër që ishte një fitore karakteri, një fitore e vuajtur, por që unë mendoj se Zoti sot na kthen diçka që na është marrë diku tjetër. Pavarësisht se ne mund ta zgjidhnim ndeshjen edhe kur ishte rezultati 1 me 2, kishim kishim raste për ta mbyllur ndeshjen, nuk e mbyllëm edhe pastaj vjen ajo goditje në fund që unë mendoj që duhet të jemi më shumë cinik, ajo pjesë që në momentet e fundit të ndeshjes nuk duhet të lejojmë atë kundërsulm edhe nuk duhet të shkaktojmë penallti pastaj për t’u bërë e vështirë. Patjetër që ishte një super pritje e Gaye-s, që e kemi prit gjatë gjithë kohës sepse ka ka vlera, ndonjëherë na mban në lojë, sot na dha fitoren. Unë mendoj se është meritë e çunave sepse nuk ishte e lehtë, Bregallnica brenda në fushën e vet bën gjatë gjithë kohës lojëra të mira, është një ekip që ka një lloj manovre në fazën e sulmit. Ajo që ishte problematike ishte pjesa e parë, aty ku ne duhet të jemi të kujdesshëm, pasi vinin tranzicionet pozitive të kundërshtarit, apo edhe kundërsulmet, ne aty dështuam. Në pjesën e dytë pak e rregullum pjesën e fazës defenzive. Më gëzon fakti që dy sulmusit bën gol sot, është është pozitive edhe patjetër që më gëzon fakti edhe impenjimi i Ibraimit që në ato minuta që luajti dha një impakt të mirë në fushë.”
…rëndësia e ngritjes morale të ekipit…
Artim Pollozhani: “Unë mendoj se është fitore karakteri, sepse edhe fitoret e karakterit në këtë lloj forme ndikojnë nga ana psikologjike dhe e ngrenë ekipin. Tani neve dy ditë para na është lënduar Meliqi, edhe problemet që kemi pasur te pjesa e linjës mbrojtëse ishte evidente. Por kjo nuk duhet të jetë alibi, por mungesa e Meliqit ishte hendikep. Ajo që duhet të them është që në këtë lloj rasti duhet dalë ai mentaliteti i fituesit, edhe unë mendoj që sot pavarësisht vështirësive, pasi nuk ka ndeshje të lehta, secili ekip lufton për pikë, fushat sa vijnë rëndohen, unë mendoj që kjo fitore do i shërbejë ekipit nga ana psikologjike. Për gjashtë ditë na pret derbi me Strugën ku do të shkojmë për rezultat pozitiv. Tani për sa i përket asaj që po, domethënë është më pozitive në momentin që ne fitojmë me lojë të bukur, por që ka ndeshje kështu si kjo sot që ndonjëherë domethënë duhet treguar karakter dhe kjo fitore bën për t’u ngritur nga ana psikologjike.”

