KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Albin Out”, nis protesta për dorëheqjen e Kurtit

“Albin Out”, nis protesta për dorëheqjen e Kurtit

Disa qytetarë janë mbledhur për të protestuar kundër qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, duke kërkuar dorëheqjen e tij, raporton Ekonomia Online.

Protestuesit janë mbledhur për të shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me atë që e konsiderojnë keqqeverisje të Kurtit, si dhe për të kundërshtuar politikat dhe vendimet e Qeverisë së tij.

Në një intervistë për Vox Kosova, organizatori Durim Aliu pati thënë se pakënaqësia kryesore që e ka shtyrë të organizojë protestën lidhet me gjendjen ekonomike në vend, të cilën e ka cilësuar si arsye bazë të pakënaqësisë qytetare.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos kërkojnë shkarkimin e ministrave, por dorëheqjen e Kurtit, duke pretenduar se ministrat e emëruar prej tij janë të njëjtë.

“Ju kisha bërë thirrje të gjithëve që të mos kërkojnë shkarkime të ministrave. Unë mendoj që cilindo që e emëron Kurti ministër, këta janë të njëjtë”, ka deklaruar Aliu.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.