KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Greqia përgatitet për reshje të dendura shiu dhe stuhi

Greqia përgatitet për reshje të dendura shiu dhe stuhi

Reshje shiu dhe stuhi parashikohen të fillojnë sot dhe të vazhdojnë të paktën deri të hënën, më 2 nëntor, kryesisht në Greqinë perëndimore dhe veriore si dhe në ishujt e Egjeut lindor.

Sipas një njoftimi urgjent për motin, të lëshuar nga Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Greqisë (EMY), është shpallur një alarm i nivelit portokalli për reshje shiu që në zona të caktuara do të jenë të dendura si dhe për stuhi në ishujt e Jonit, nga orët e hershme deri në mesditë, në Peloponezin perëndimor dhe jugor, nga mëngjesi i hershëm deri pasdite.

Edhe Maqedonia Qendrore dhe Lindore, nga mëngjesi deri vonë në mbrëmje, shtuar ishujt e Egjeut verior dhe lindor, nga pasditja deri vonë në mbrëmje dhe të Dodekanezit, duke filluar nga pasditja, do të jenë të përfshira.

Të hënën do të përfshihen ishujt e Jonit, Epiri, Greqia Qendrore perëndimore dhe Peloponezi perëndimor, nga pasditja deri vonë në mbrëmje./ atsh

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.