KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Çfarë rrezikoni kur merrni shumë suplemente dietike?

Çfarë rrezikoni kur merrni shumë suplemente dietike?

Suplementet dietike përdoren për të përmirësuar shëndetin, për të forcuar kockat apo për të plotësuar mungesat ushqimore.

Megjithatë, marrja e disa suplementeve njëkohësisht ose në doza të larta mund të ketë pasoja serioze për organizmin.

Dietologët paralajmërojnë se edhe produktet me përbërës natyralë nuk janë gjithmonë të sigurta.

Një nga rreziqet kryesore është dëmtimi i mëlçisë. Vitaminat e tretshme në yndyrë, si vitamina A, mund të grumbullohen në organizëm dhe, nëse merren në sasi të mëdha për një kohë të gjatë, të shkaktojnë toksicitet.

Edhe disa suplemente bimore, si ashwagandha, ekstrakti i çajit jeshil dhe shafrani i Indisë, janë lidhur me probleme të mëlçisë.

Një tjetër problem është ndërveprimi me ilaçet. Kalciumi dhe hekuri mund të pengojnë përthithjen e disa medikamenteve për tiroiden, ndërsa suplementet me hudhër, xhinko dhe vaj peshku mund të ndikojnë në mpiksjen e gjakut. Për këtë arsye, kombinimi i tyre me barna të caktuara kërkon kujdes të veçantë.

Teprimi me suplementet mund të prishë edhe ekuilibrin e mineraleve. Marrja e tepërt e zinkut për një periudhë të gjatë mund të shkaktojë mungesë bakri, ndërsa konsumimi i disa mineraleve në të njëjtën kohë mund të pengojë përthithjen e njëri-tjetrit.

Rrezik tjetër është formimi i gurëve në veshka. Suplementet e përqendruara me përbërës të pasur me oksalate, si dhe dozat e larta të vitaminës C, mund të rrisin këtë rrezik te personat e predispozuar.

Sipas dietologëve, suplementet duhet të përdoren vetëm kur ka një arsye konkrete, si mungesa e një vitamine apo minerali, dhe jo thjesht sepse promovohen në rrjetet sociale.

Para se të nisni përdorimin e tyre, këshillohet të konsultoheni me mjekun ose nutricionistin për dozën dhe kombinimin e duhur. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.