KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

NATO prezanton teknologjitë e reja për luftë

NATO prezanton teknologjitë e reja për luftë

NATO teston teknologjitë e reja të luftës, demonstron për herë të parë koordinimin e tufave të dronëve.

NATO ka demonstruar për herë të parë funksionimin e koordinuar të tufave të dronëve duke përdorur teknologjinë 5G, inteligjencën artificiale dhe sistemet digjitale për shkëmbimin e të dhënave.

Demonstrimi u zhvillua në bazën ushtarake Adazi në Letoni, në kuadër të programit të NATO-s për eksperimentimin me infrastrukturën digjitale (DiBaX), i cili u mbajt nga 19 deri më 30 tetor.

Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s për Transformim, admirali Pierre Vandier, deklaroi se teknologjitë e reja mundësojnë integrimin e informacionit dhe marrjen e vendimeve më të shpejta në fushëbetejë.

Ndërkaq, komandanti i Ushtrisë së Letonisë, Kaspars Pudāns, theksoi se këto zhvillime duhet të kalojnë nga faza e testimit në zbatimin e tyre në operacione reale.

Programi DiBaX synon krijimin e një infrastrukture të përbashkët digjitale, e cila do t’u mundësojë forcave të armatosura të vendeve anëtare të NATO-s të shkëmbejnë të dhëna dhe të koordinojnë operacionet e përbashkëta. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.