Harry Kane e fitoi Topin e Artë 2026 me vetëm 28 pikë më shumë se Kylian Mbappé, por votimi i zbuloi edhe disa zgjedhje befasuese.
Sulmuesi anglez u rendit i pari në listat e 40 gazetarëve nga 100 shtetet votuese, përfshirë këtu edhe Kosovën.
Megjithatë, dy vende e lanë plotësisht jashtë dhjetëshes më të mirë: Meksika dhe Bregu i Fildishtë.
Në anën tjetër, Mbappé nuk u përfshi në top 10 nga Greqia, Skocia dhe Ukraina, ndërsa Lamine Yamal u la jashtë nga Bjellorusia, Kameruni, Kroacia dhe Greqia.
Ndërkohë, Lionel Messi u votua në vendin e parë nga gjashtë shtete, përfshirë Brazilin dhe Argjentinën.
Michael Olise e mori votën maksimale nga Curaçao, ndërsa Rodri u rendit i pari në listat e dhjetë vendeve, mes tyre edhe SHBA-të. /Zëri

