Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Llapit, duke triumfuar me rezultat minimal 0-1.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Leutrim Kryeziu, i cili i siguroi tri pikë të vlefshme skuadrës kryeqytetase.
Me këtë fitore, Prishtina barazohet me Malishevën në krye të tabelës, me nga 26 pikë, duke u pozicionuar në vendin e parë dhe të dytë.
Në anën tjetër, Llapi vazhdon krizën, duke mbetur në pozitën e parafundit me vetëm pesë pikë të grumbulluara.
Burimi: klankosova.tv ↗

