KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prishtina fiton në udhëtim derbin ndaj Llapit

Prishtina fiton në udhëtim derbin ndaj Llapit

Prishtina ka marrë një fitore të madhe 1-0 në udhëtim te Llapi në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Orges Shehit është kthyer te fitorja në kampionat, duke mposhtur Llapin në “Zahir Pajaziti” pas humbjes në shtëpi nga Drita.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, të cilët përveç rasteve shënuan edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e katërt të ndeshjes me anë të Leotrim Kryeziut, i cili shënoi për 0-1 pas një asistimi të mirë të Blendi Baftiut.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, me të dyja skuadrat që patën rastet e veta, duke rrezikuar shpeshherë portën e Artan Iljazit dhe Vokli Laroshit.

Megjithatë, asnjëra nuk arriti ta gjejë rrjetën dhe në fund Prishtina mori tri pikë të mëdha me një fitore minimale 0-1.

Pas kësaj fitore, Prishtina e sheh veten në pozitën e dytë me 26 pikë, po aq sa Malisheva liderë, ndërsa Llapi zë vendin e parafundit me vetëm pesë pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, kryeqytetasit presin Vushtrrinë, ndërsa llapjanët udhëtojnë te Dukagjini. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.