KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Opozita venezuelase bën thirrje për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë

Opozita venezuelase bën thirrje për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë

Gjatë trazirave që kanë përfshirë Venezuelën, lëvizja opozitare, e udhëhequr nga fituesja e çmimit Nobel, Maria Corina Machado, ka kërkuar lirimin e të gjithë të burgosurve politikë.

Në një postim në mediat sociale, ajo ndau një deklaratë, duke shtuar: “Ka ardhur koha për të liruar të burgosurit politikë, për të rivendosur të vërtetën dhe për të siguruar që drejtësia të mbizotërojë mbi pandëshkueshmërinë”.

Vetë Machado e ripostoi deklaratën pasi mbetet e paqartë se si duket saktësisht e ardhmja e vendit, dhe si do të ecë përpara drejt një regjimi demokratik, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, ish-lideri venezuelas Nicolas Maduro dhe gruaja e tij që janë arrestuar nga ushtria amerikane gjatë një operacioni në Karakas janë shfaqur në bankën e të akuzuarve në gjykatën e Nju Jorkut.

Dyshja janë deklaruar të pafajshëm mbi pesë aktakuzat që rëndojnë mbi ta përfshirë narko-terrorizmin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.