KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

LSDM: Qytetarët po jetojnë në buzë të varfërisë si pasojë e çmimeve të larta

LSDM: Qytetarët po jetojnë në buzë të varfërisë si pasojë e çmimeve të larta

LSDM-ja opozitare akuzon se qytetarët po jetojnë në buzë të varfërisë si pasojë e çmimeve të larta dhe standardit të ulët të qytetarëve.

Natasha Popoviq thotë se sipas paralajmërimeve prej vitit të ardhshëm do të shtrenjtohet edhe rryma dhe ngrohja, me çka do të rëndohet edhe më shumë gjendja ekonomike e qytetarëve pasi sipas saj, kjo do të sjellë edhe një valë tjetër shtrenjtimesh.

“Tani vijon edhe një goditje e çmimeve. Shtrenjtim i rrymës dhe ngrohjes. Gjithçka që tha Mickoski gënjeu. Në shtator, paralajmëronte se rryma nuk do të shtrenjtohet, ndërsa personi i tij nga Komisioni Rregullator Aco Ristov, tani paralajmëron se prej vitit të ardhshëm do të ketë prej 2 deri në 3% fatura më të larta për rrymë dhe prej 6 deri në 7% çmim më të lartë për ngrohje. Ajo do të jetë një goditje e fuqishme dhe do të nënkuptojë shtrenjtim tjetër, varfërim shtesë i qytetarëve”, deklaroi Natasha Popoviq, LSDM.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.