Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka folur për ngjarjet e fundit në vend, duke u ndalur te rasti i Arlindës dhe përgjegjësia institucionale.
“Ky rast e ka shkund Kosovën, është një rast makabër. Arlinda kishte kërkuar ndihmë, ndihmë që ka munguar. Nëse nuk ka reaguar policia, kujt t’i drejtohemi? Nëse prokuroria nuk ka reaguar, kujt t’i drejtohemi?”, ka deklaruar Gjini.
Ai ka thënë se dorëheqja e dy ministrave është masa minimale që do të duhej të ndërmerrej pas kësaj ngjarjeje.
“Gjëja më e vogël që kish mujt me ndodhë është me u dorëheqë dy ministrat. Në vende të tjera dorëhiqen edhe për gjëra shumë më të vogla”, ka theksuar Gjini.
Gjini ka bërë të ditur se Aleanca i ka mbështetur protestat e organizuara pas kësaj ngjarjeje dhe se shumë anëtarë të partisë janë pjesë e tyre. /dtvmedia
