Big Brother VIP Kosova 5 ka nisur papritur sonte, me tre banorët e parë.
Ata kanë hyrë brenda, janë rehatuar, kanë filluar muhabetet, derisa u është shtruar edhe darka e parë.
Banorët janë të shoqëruar edhe me mysafiren, Elijonën e cila ka qenë finaliste e edicionit të kaluar të Big Brother VIP Kosova 4.
Ndryshe, moderatori i këtij formati, Alaudin Hamiti, përmes një postimi në Instagram, ka zbuluar befasinë e sotme.
Ai ka treguar se Vëllai i Madh ua ka hapur derën e shtëpisë tre banorëve, të cilët u janë përgjigjur pozitivisht pyetjeve provokuese të parashtruara përmes WhatsApp-it. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

