Policia greke ka arrestuar tre persona, prej tyre dy grekë dhe një shqiptarë nën akuzën e vjedhjes me pasojë vdekjen.
Sipas burimeve policore, tre personat janë ndaluar pasi pak para shpërthimit të një godine në lagjen Plaka të Athinës, u filmuan nga kamerat e sigurisë duke vjedhur tubat e bakrit në impiantin e gazit të banesës, raporton TCh, transmeton Klankosova.tv.
Kjo e fundit më pas ka shpërthyer duke u marrë jetën 6 personave, 3 prej të cilëve me origjinë shqiptare.
Burime policore thanë se janë ndaluar në total pesë persona, të gjithë të komunitetit rom me origjinë greke, dhe shqiptarë.
Nga hetimet e deritanishme, vetëm ndaj tre prej tyre u gjetën prova të implikimit në tragjedinë që tronditi Athinën një muaj më parë.
Tre të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë paraditen e së premtes.

