Njëri buxhet u rishikua të enjten, ndërsa tjetri duhet të procedohet deri të shtunën.
Qeveria po përballet me dy procese buxhetore në të njëjtën kohë, rishikimin e atij të 2026-së e të riun për komplet vitin 2027.
Opozita e sheh të panevojshëm marrjen me të parin, krahas të dytit.
Madje, këta ngrisin shqetësime edhe për kuletën e sivjetme.
Partia në pushtet siguron se do të respektojnë afatet ligjore për këtë temë.
E nga shoqëria civile e cilësojnë arbitrar procedimin e ndarjes për 2027, pa shqyrtim publik.
Nëse Qeveria e kalon sipas afatit ligjor deri më 31 tetor, Kuvendit i mbetet kohë për miratim deri më 31 dhjetor.
Burimi: klankosova.tv ↗

