KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Motorola prezanton Moto G47 Power me bateri 7,000 mAh dhe karikim më të shpejtë

Motorola prezanton Moto G47 Power me bateri 7,000 mAh dhe karikim më të shpejtë

Motorola ka prezantuar zyrtarisht në Evropë modelin e ri Moto G47 Power, i cili vjen me një bateri prej 7,000 mAh dhe karikim më të shpejtë. Pajisja i bashkohet familjes G47, por nuk është pasardhëse e drejtpërdrejtë e modelit Moto G47, të prezantuar në prill.

Kapaciteti i baterisë është rritur nga 5,200 mAh në 7,000 mAh, ndërsa fuqia e karikimit është shtuar nga 20 W në 30 W. Telefoni mbështet gjithashtu karikimin e kundërt me kabllo prej 6 W, për të furnizuar me energji pajisje të tjera. Sipas Motorola-s, bateria mund të zgjasë deri në 78 orë me një karikim të vetëm.

Bateria më e madhe ka sjellë edhe rritje të përmasave dhe peshës. Moto G47 Power ka trashësi 8.89 mm dhe peshon 215 gramë, krahasuar me trashësinë prej 7.9 mm dhe peshën prej 191 gramësh të Moto G47, transmeton Telegrafi.

Pjesa tjetër e specifikimeve ka mbetur kryesisht e pandryshuar. Pajisja ka ekran LCD prej 6.67 inçësh, me rezolucion 720 x 1604 pikselë dhe frekuencë rifreskimi prej 120 Hz. Ndriçimi arrin deri në 1,050 nit në modalitetin me ndriçim të lartë, ndërsa ekrani mbrohet nga xhami Gorilla Glass 7i.

Në brendësi ndodhet procesori MediaTek Dimensity 6300, i shoqëruar me 4 GB RAM dhe 128 GB hapësirë të brendshme. Këtë herë nuk ofrohen konfigurime të tjera të memories, por përdoruesit mund ta zgjerojnë hapësirën përmes kartelës microSD.

Në pjesën e pasme gjendet kamera kryesore prej 108 megapikselësh, e shoqëruar nga një kamerë makro prej 2 megapikselësh. Për fotografitë selfie është paraparë një kamerë e përparme prej 8 megapikselësh.

Moto G47 Power ruan disa veçori praktike, përfshirë hyrjen 3.5 mm për kufje, altoparlantët stereo me mbështetje për Dolby Atmos, certifikimin IP64 për rezistencë ndaj pluhurit dhe spërkatjeve të ujit, si dhe certifikimin ushtarak MIL-STD-810H. Pajisja ka gjithashtu NFC dhe lexues të gjurmëve të gishtërinjve të vendosur në anë.

Telefoni vjen me Android 16, ndonëse Google ka publikuar tashmë Android 17. Sa i përket ngjyrave, blerësit mund të zgjedhin mes Pantone Capri, Pantone Nautical Blue dhe Pantone Impenetrable. Varianti Capri zëvendëson ngjyrën Fuchsia Red të modelit Moto G47.

Në Bashkimin Evropian, Moto G47 Power kushton 339 euro, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar çmimi është 299 funte. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.