Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Kate Hudson zbulon se iu desh të shtonte shtatë kilogramë për një rol të ri

    January 8, 2026

    Policia e Kosovës evakuon familje të bllokuar nga vërshimet në Mitrovicë

    January 8, 2026

    Kushtet në burgun famëkeq ku po mbahen Maduro dhe gruaja e tij

    January 8, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Kate Hudson zbulon se iu desh të shtonte shtatë kilogramë për një rol të ri
    • Policia e Kosovës evakuon familje të bllokuar nga vërshimet në Mitrovicë
    • Kushtet në burgun famëkeq ku po mbahen Maduro dhe gruaja e tij
    • Zjarri në fabrikën e dyshekëve, Gjini: Humbje e madhe për kompaninë, Gjakovën dhe Kosovën
    • Aksidenti në Llaskarcë, pronari i “Durmo Turs” nisi vuajtjen e dënimit me burg në Idrizovë
    • Ndërpritet ndeshja në Prizren, Dardan Berisha goditet në kokë nga gjësendet e hedhura nga tifozët
    • Djali i Robinhos po shkëlqen në Brazil, ai mund të kalojë te gjiganti italian
    • Pa kripë, pa dëme: Si ta hiqni akullin nga shkallët në mënyrë të sigurt
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Thursday, January 8
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Pas reshjeve të dendura, Komuna e Drenasit apelon qytetarët për kujdes të shtuar

    Pas reshjeve të dendura, Komuna e Drenasit apelon qytetarët për kujdes të shtuar

    korrektpressBy korrektpressJanuary 6, 2026 Drenas 2 Mins Read
    Pas reshjeve të dendura, Komuna e Drenasit apelon qytetarët për kujdes të shtuar
    Pas reshjeve të dendura, Komuna e Drenasit apelon qytetarët për kujdes të shtuar
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Komuna e Drenasit ka bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj qytetarëve, pas reshjeve të dendura të shiut që kanë shkaktuar vërshime në disa segmente rrugore dhe zona të ndryshme të komunës.

    Sipas njoftimit zyrtar të komunës, rrugë dhe zona si Drenas–Grabovc, Çiktova e Vjetër, Qendra Zejtare në Drenas dhe qendra e Komoranit janë ndër më të prekurat nga vërshimet e shkaktuara nga sasia e madhe e reshjeve.

    “Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, shumë segmente rrugore në Komunën e Drenasit janë vërshuar dhe kërkojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit të automjeteve dhe lëvizjes së këmbësorëve”, thuhet në njoftimin e Komunës.

    Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë vërshime në disa komuna të Kosovës

    Nga autoritetet komunale bëhet e ditur se janë raportuar edhe zona të tjera të komunës të prekura nga vërshimet, ndërsa qytetarëve u kërkohet bashkëpunim për menaxhimin e situatës.

    Komuna ka rikujtuar se ndërhyrjet në rrjedhat natyrore të ujit përbëjnë rrezik serioz për pronën publike dhe private. “Qytetarët janë paralajmëruar vazhdimisht që të mos prekin rrjedhat natyrore të ujit përmes ndërtimeve, mbulimit të kanaleve apo hedhjes së mbeturinave, pasi këto veprime rrisin rrezikun nga vërshimet”, theksohet më tej.

    Po ashtu, Komuna e Drenasit ka paralajmëruar se ndaj ndërhyrjeve të paligjshme që kanë bllokuar rrjedhat natyrore të ujit, do të ndërmerren masa për lirimin e tyre, si dhe veprime ligjore ndaj personave përgjegjës.

    “Ftojmë qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të shmangin daljet e panevojshme, të përdorin rrugë dhe zona alternative aty ku është e mundur dhe të shmangin zonat e prekura nga vërshimet deri në përmirësimin e situatës”, përfundon apeli i Komunës së Drenasit. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Pas Xhakës, edhe Xherdan Shaqiri reagon dhe ‘lutet’ pas vërshimeve në Kosovë

    Nga 9 janari fillon procesi i aplikimit për dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Skenderaj

    Përfundon gjendja emergjente në Malishevë, qytetarët ftohen të raportojnë dëmet

    “Lutuni për Kosovën”, Granit Xhaka reagon pas vërshimeve në shtetin tonë

    Agjencia e Menaxhimit Emergjent jep detaje për situatën nga vërshimet në Kosovë

    Dëme nga vërshimet në Drenas, Komuna ndërmerr veprime për normalizimin e situatës

    Drenasi përballet me borë dhe vërshime, komuna jep detaje për gjendjen e rrugëve

    LEXO GJITHASHTU

    Kate Hudson zbulon se iu desh të shtonte shtatë kilogramë për një rol të ri

    January 8, 2026

    Policia e Kosovës evakuon familje të bllokuar nga vërshimet në Mitrovicë

    January 8, 2026

    Kushtet në burgun famëkeq ku po mbahen Maduro dhe gruaja e tij

    January 8, 2026

    Zjarri në fabrikën e dyshekëve, Gjini: Humbje e madhe për kompaninë, Gjakovën dhe Kosovën

    January 8, 2026
    TË TJERA

    Aksidenti në Llaskarcë, pronari i “Durmo Turs” nisi vuajtjen e dënimit me burg në Idrizovë

    January 8, 2026

    Ndërpritet ndeshja në Prizren, Dardan Berisha goditet në kokë nga gjësendet e hedhura nga tifozët

    January 8, 2026

    Djali i Robinhos po shkëlqen në Brazil, ai mund të kalojë te gjiganti italian

    January 8, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.