Në Serbi është luajtur para dy netësh miniderbi i Beogradit mes OFK Beogradit dhe Crvena Zvezdas.
Ndeshje kjo me pak rëndësi për ne, por provokimet e tifozëve serbë është ajo çka i vendosi në vëmendje.
Tifogrupi famëkeq, “Delije” edhe njëherë tregoi fytyrën e saj dhe qasjen anti-shqiptare, duke mbajtur disa figura tonat përfshirë atë të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryeministrit aktual, Albin Kurtit, të cilat edhe i dogjën ato flamuj, transmeton Indeksonline.
Madje në këtë video dëgjohet edhe thirrja "vrisni-vrisni shqiptarët".
Burimi: zeri.info ↗

