Për shqiptarët që jetojnë në Serbi është shtuar edhe një zë për te drejtat e tyre. Përveç deputetit, Shaip Kamberi, ulëse ka siguruar në Parlamentin e Serbisë edhe Visar Memeti i Alternativës për Ndryshim. Ky i fundit thotë se mund të shtohet edhe një deputet, të bëhen tre. Memeti nuk përjashton mundësinë që te jenë pjesë e Qeverisë së re.
Visar Memeti që nga mbrëmja e së dielës, është deputet i ri i Kuvendit të Serbisë.
Bashkimi i shqiptarëve, Luginës ia solli dy përfaqësues në Parlamentin serb.
Madje, Memeti, që e fitoi mandatin bashkë me prijësin e listës, Shaip Kamberin, tregon se kanë shpresë
Zgjedhjet e jashtëzakonshme, kanë sjell ndryshime rrënjësore në politikën e Serbisë.
Pas 14 vitesh, Aleksandar Vuçiq humbi pushtetin, dhe Serbinë tash do ta drejtoj Lista Studentore.
Prandaj, Memeti nuk e përjashton mundësinë që të bëhen pjesë e qeverisë së re.
“Lajmi i mirë është rënia e Aleksandar Vuçiqit, i cili është në pushtet plotë 14 vite. Unë besoj që do ulemi, do analizojmë çdo detaj edhe pse jo të ulemi në bisedime për qeverinë e ardhshme me Listën e Studentëve”, tha Memeti për Teve1.
I gjithë procesi zgjedhor të dielën në Luginë, kaloi pa ndonjë parregullsi.
Këtë e thekson edhe anëtari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Driton Bilalli.
Ndryshe nga Lugina, procesi zgjedhor në pjesën tjetër të Serbisë u përcoll me disa incidente.

