Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se është drejt përfundimit projekti për zgjerimin e rrugës në fshatin Bibaj, e cila lidhet me autostradën “Arbën Xhaferi”.
Përmes një postimi, Aliu ka bërë të ditur se projekti po realizohet në bashkëpunim me ministrinë përkatëse dhe se paraqet një investim të rëndësishëm infrastrukturor për Ferizajn.
Sipas tij, kjo është një ndërhyrje për të cilën qytetarët e Ferizajt kanë pritur prej vitesh, ndërsa komuna ka kontribuar në realizimin e saj.
“Projekt ky infrastrukturor që ferizajasit pritën prej vitesh, kërkuam, u përfshimë e dhamë gjithë kontributin tonë që kjo arterie infrastrukturore të transformohet rrënjësisht, në shërbim të qytetarëve e bizneseve”, ka shkruar Aliu.
Zgjerimi i kësaj rruge synon të përmirësojë infrastrukturën rrugore dhe qarkullimin për qytetarët dhe bizneset që shfrytëzojnë këtë aks drejt autostradës “Arbën Xhaferi”. /Telegrafi/

