KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Diomande magjeps në El Clásico, Reali e gjen një yll të ri

Diomande magjeps në El Clásico, Reali e gjen një yll të ri

Yan Diomande ishte një nga protagonistët e fitores së Real Madridit ndaj Barcelonës, me rezultatin 2-1, në El Clásico të zhvilluar në “Camp Nou”.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë zhvilloi një paraqitje të plotë, duke spikatur me shpejtësinë, driblimet dhe kontributin në të dy fazat e lojës.

Një nga momentet më të veçanta ishte driblimi i tij ndaj Lamine Yamalit, kur arriti të dilte nga presioni i disa lojtarëve të Barcelonës me një veprim teknik spektakolar.

Diomande ishte gjithashtu protagonist në aksionin që çoi te goli i parë i Kylian Mbappés, duke depërtuar nga krahu dhe duke krijuar rrezik për portën katalanase.

Paraqitja e tij merr rëndësi të veçantë edhe për shkak të mungesës së Vinicius Juniorit, pasi futbollisti nga Bregu i Fildishtë po dëshmon se mund të jetë një alternativë e rëndësishme në sulmin madrilen.

Në anën tjetër, Lamine Yamal nuk arriti të linte gjurmën e zakonshme në këtë përballje, ndërsa Reali shfrytëzoi rastet e tij për të marrë tri pikë të rëndësishme në garën për titullin e La Ligës. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.