Paris Saint-Germain është shpallur klubi më i mirë i meshkujve në ceremoninë e “Topit të Artë” 2026, të mbajtur në Londër.
Skuadra franceze u vlerësua për sezonin e saj të suksesshëm, ndërsa çmimin në skenë e pranoi Ousmane Dembélé.
PSG ka qenë një nga skuadrat më të spikatura në futbollin evropian, duke arritur suksese të rëndësishme dhe duke konfirmuar forcën e projektit të tij sportiv.
Ky vlerësim i shtohet çmimeve të tjera të fituara nga futbollistët e klubit parisien, në një mbrëmje të rëndësishme për kampionët francezë. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

