KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

14 ditë protestë, pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë në Tiranë

14 ditë protestë, pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë në Tiranë

Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrëmje protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë. A2CNN raportoi se ndryshe nga ditët e tjera protesta e stome paraqitet më e qetë dhe më një numër të reduktuar pjesëmarrësish. Thirrja kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme

“Kanë qenë orë të qeta para kryeministrisë. Edhe punonjësit e policisë vijojnë të jenë të qetë. Deri më tani nuk ka incidente apo sulme të institucioneve dhe policisë. Refreni i përhershëm është thirrja për dorëheqjen e kryeministrit”, raportoi A2 CNN, i cili tha se bojkoti do të vijojë.

Ndryshe nga ditët e mëparshme, pedagogët nuk zhvilluan marshimin e zakonshëm paradite nga Universiteti Politeknik drejt Kryeministrisë, por iu bashkuan studentëve para Ministrisë së Arsimit.

Disa prej tyre u shprehën se do të vijojnë protestën, duke kërkuar që situata të zgjidhet përmes dialogut dhe pa përshkallëzim të tensioneve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.