KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Rimini, arrestohen dy shqiptarë për trafik droge, sekuestrohen 91 doza kokainë në Itali

Rimini, arrestohen dy shqiptarë për trafik droge, sekuestrohen 91 doza kokainë në Itali

Dy shtetas shqiptarë, 24 dhe 27 vjeç, janë arrestuar në Rimini të Italisë, pasi dyshohet se merreshin me shitjen e lëndëve narkotike. Gjatë operacionit, karabinierët sekuestruan mbi 50 gramë kokainë dhe 2,440 euro para të gatshme.

Sipas raportimeve, dy të rinjtë u kapën në flagrancë nga karabinierët, teksa ndodheshin në një automjet dhe po i shisnin një dozë kokaine një personi.

Pas ndalimit, efektivët ushtruan kontrolle ndaj dy të dyshuarve, në automjetin me të cilin udhëtonin, si dhe në banesat e tyre.

Gjatë kontrolleve, policia zbuloi 91 doza të tjera kokaine, të paketuara dhe të gatshme për shitje, me një peshë totale prej më shumë se 50 gramësh.

Përveç lëndës narkotike, autoritetet sekuestruan edhe një peshore precize, që dyshohet se përdorej për ndarjen e drogës, si dhe 2,440 euro para të gatshme, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.

Të dy shqiptarët, 24 dhe 27 vjeç, të cilët sipas autoriteteve ishin të papunë dhe të njohur më parë për forcat e rendit, u arrestuan nën dyshimet për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.