KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Nga “nuk janë gati” te vendi i 17-të, Vinicius bëhet objekt talljeje

Nga “nuk janë gati” te vendi i 17-të, Vinicius bëhet objekt talljeje

Vinicius Junior po përjeton një rënie të dukshme, pasi përfundoi në vendin e 17-të në renditjen e Topit të Artë 2026.

Për yllin e Real Madridit, ky është viti i dytë radhazi që largohet nga maja e garës për çmimin prestigjioz.

Vetëm dy vjet më parë, braziliani ishte një nga favoritët kryesorë për ta fituar këtë trofe, pasi pati një sezon fantastik dhe ndihmoi Real Madridin të triumfonte në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, çmimi shkoi për spanjollin Rodri.

Pas humbjes së çmimit në vitin 2024, Vinicius reagoi me një mesazh të fortë në rrjetet sociale: “Do ta bëj 10 herë, nëse është e nevojshme. Ata nuk janë gati.”

Por, që nga ajo kohë, renditja e tij ka shënuar rënie. Në vitin 2025 përfundoi në vendin e 16-të, ndërsa këtë vit zbriti edhe një pozitë, duke u renditur i 17-ti.

Ky rezultat ka shkaktuar reagime dhe tallje në rrjetet sociale, ku tifozët kanë rikthyer deklaratën e tij të famshme, duke e krahasuar me rënien e tij në renditjen e Topit të Artë.

Problemet e brazilianit nuk kufizohen vetëm te çmimet individuale. Ai po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ku paraqitjet e tij janë kritikuar dhe ndikimi në fazën sulmuese ka rënë.

Për më tepër, pozita e tij në formacionin titullar nuk duket më aq e sigurt. Paraqitjet e mira të talentit nga Bregu i Fildishtë, Yan Diomande, kanë shtuar konkurrencën, duke e vendosur Viniciusin përballë sfidës për të rikthyer formën e tij më të mirë. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.