Një veturë me targa vendore është përfshirë nga zjarri në Podujevë, në orët e para të së dielës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 25 tetor, rreth orës 01:50.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin.
Rasti është iniciuar si “Zjarrvënie” dhe është duke u hetuar nga organet kompetente. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

