KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Mbi 132 mijë euro inventar për pesë institucione arsimore në Kamenicë

Mbi 132 mijë euro inventar për pesë institucione arsimore në Kamenicë

Komuna e Kamenicës ka njoftuar se pesë institucione arsimore në këtë komunë do të përfitojnë inventar në vlerë prej 132 mijë e 197 eurosh, pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet kryetarit të komunës, Kadri Rahimaj, dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH).

Sipas njoftimit të komunës, inventari do të shpërndahet në pesë institucione arsimore: institucionin parashkollor në Koretin, institucionin parashkollor “Filizat” në Kamenicë, SHFMU “Sejdi Kryeziu” në Roganë, IAAP “Andrea Durrsaku” në Kamenicë dhe Gjimnazin “Ismail Qemali” në Kamenicë.

Ky inventar synon përmirësimin e kushteve në institucionet arsimore, duke krijuar ambiente më funksionale për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor dhe duke mbështetur punën e mësimdhënësve.

Komuna e Kamenicës ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve në institucionet arsimore, me qëllim që fëmijët dhe të rinjtë të kenë hapësira më të përshtatshme për edukim dhe mësimnxënie. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.