KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shiroka Pula takohet me Emilija Rexhepin, diskutojnë për të drejtat e komuniteteve joshumicë

Shiroka Pula takohet me Emilija Rexhepin, diskutojnë për të drejtat e komuniteteve joshumicë

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Emilija Rexhepi.

Sipas njoftimit në Facebook, në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, bashkëpunimin institucional dhe çështjet me rëndësi për komunitetet joshumicë.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e angazhimit të përbashkët institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të komuniteteve, përfaqësimin e tyre dhe krijimin e mundësive të barabarta për pjesëmarrje në jetën publike dhe institucionale të vendit. Bashkëbisedueset diskutuan edhe për nevojën e koordinimit të vazhdueshëm institucional, me qëllim që çështjet me interes për qytetarët të trajtohen me përgjegjësi dhe të marrin vëmendjen e duhur”, shkruhet në njoftim./Klankosova.tv  

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.