Koncerti i tenorit kosovar Rame Lahaj në Düsseldorf është drejt sold out-it, me 95 për qind të biletave të shitura, pesë ditë para ngjarjes.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një grafikë që tregon interesimin e lartë për koncertin e 30 tetorit në Robert-Schumann-Saal.
Paraqitja në Düsseldorf është pjesë e turneut ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”, me të cilin Lahaj po sjell një program që ndërthur muzikën shqiptare me repertorin ndërkombëtar, së bashku me ARMA Ensemble.
Turneu nisi më 10 tetor në Zürich të Zvicrës. Pas Düsseldorf-it, Lahaj do të performojë në Vjenë më 8 nëntor, në Wiener Konzerthaus, ndërsa më 13 dhjetor do të paraqitet në Toronto.
Biletat dhe detajet për koncertin në Düsseldorf janë në dispozicion në faqen zyrtare të artistit: www.ramelahaj.com./Telegrafi/

