Anëtarja e PSD-së, Natyra Kuçi ka hedhur poshtë pretendimet e Prokurorisë që e ndjera, Arlinda Zekaj ka dashur domosdoshmërisht të kthehej mbrëmë në shtëpinë e saj.
Ajo tha se shteti ka bërë shkelje shtatë muaj me radhë në rastin e Arlinda Zekajt, transmeton Klankosova.tv.
“Në të njëjtën kohë, Policia e ka çu para dere Linden, nuk ka pritur as 5 minuta rreth shtëpisë, e ka lëshuar në atë derë ku ata kanë presupozuar që është rrezik për Linden me hy. Në shtëpinë që Linda e ka ndërtuar me burrin e saj, në shtëpinë ku fëmija ka qenë aty brenda, në atë shtëpi ku kunata e vjehrra kanë qëndru ilegalisht për me ushtru dhunë psiqike dhe fizike ndaj saj”.
“Pra Prokuroria e Pejës, ku guxon me na thënë që Linda nuk ka dëgjuar mbrëmë e qenka kthyer në shtëpi, por nuk ka marrë asnjë vendim për hetim, nuk është shkarkuar askush pse Linda dje është lënë vetëm te dyert e oborrit, ka hyrë te kunati e te vjehrra në shtëpinë e saj, për me nejt me djalin e saj. Për mos me lënë djalin në duart e dhunuesve. Qe çfarë shteti është ky? Shtet që ka bërë shkelje për shtatë muaj me radhë”, u shpreh Kuçi.

