KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mbappé i ashpër me kritikët: “Kush thotë se Reali nuk ka cilësi, është gënjeshtar”

Mbappé i ashpër me kritikët: “Kush thotë se Reali nuk ka cilësi, është gënjeshtar”

Kylian Mbappé i është kundërpërgjigjur kritikëve të Real Madridit pas fitores 2-1 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”.

Francezi shënoi dy gola në “El Clásico”, duke arritur njëkohësisht shifrën e 100 golave me fanellën e madrilenëve, në ndeshjen e tij të 116-të me klubin.

“Kur i sheh lojtarët që kemi këtu, kush thotë se nuk ka cilësi është gënjeshtar. Por duhet të bëjmë gjithçka si skuadër dhe si grup”, deklaroi Mbappé për Real Madrid TV.

Sulmuesi theksoi se meritat për fitoren i takojnë të gjithë ekipit dhe paralajmëroi se madrilenët nuk duhet të vetëkënaqen pas këtij triumfi.

Me këtë fitore, Reali u afrua në tri pikë nga Barcelona në garën për titullin e La Ligës. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.