KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Ndahet nga jeta në moshën 46-vjeçare Eric Bauza, zëri i personazheve të famshëm të animuar

Ndahet nga jeta në moshën 46-vjeçare Eric Bauza, zëri i personazheve të famshëm të animuar

Aktori i njohur i zërit, fitues i çmimit Emmy, Eric Bauza, i njohur veçanërisht si zëri modern i personazheve ikonë të animuar Bugs Bunny dhe Daffy Duck, ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga familjarët, të cilët publikuan një deklaratë në llogarinë e aktorit në Instagram. Sipas zyrës së mjekut ligjor të qarkut të Los Anxhelosit, shkaku i vdekjes ishte sëmundja hipertensive kardiovaskulare.

“Eric Bauza, aktor zëri fitues i çmimit Emmy dhe zëri modern i personazheve ikonë të Looney Tunes, Bugs Bunny dhe Daffy Duck, si dhe i dhjetëra personazheve të tjerë të dashur të filmave vizatimorë, është ndarë papritur nga jeta. Më shumë detaje do të bëhen të ditura në vijim”, shkruan familjarët në deklaratën e tyre.

I lindur në vitin 1979 në Scarborough, Toronto, Bauza punoi për 15 vjet në Warner Bros. Animation, ku pasoi legjendarin Mel Blanc si zëri i disa prej personazheve më të njohur të filmave vizatimorë të studios.

Përveç Bugs Bunny dhe Daffy Duck, Bauza u dha zërin edhe personazheve të tjerë të njohur, si Porky Pig, Road Runner, Elmer Fudd, Foghorn Leghorn dhe Marvin the Martian, si dhe shumë personazheve të tjerë klasikë.

Ai gjithashtu pati role në serialet The Adventures of Puss in Boots dhe Rise of the Teenage Mutant Ninja Turtles. Në filmografi përfshihen edhe filmat Space Jam: A New Legacy (2021) dhe The Super Mario Bros. Movie (2023).

Këtë vit, ai interpretoi personazhe në Rick and Morty, Minions & Monsters dhe Avatar: Seven Havens, si dhe u shfaq në filmin Coyote vs. Acme.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.